Vaksina kundër brucelozës për kafshët e imta është blerë, por ende nuk është aplikuar në kafshë duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e kafshëve dhe të fermerit. Në një shkresë zyrtare që Top Channel i ka dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëse vaksina është vënë në dispozicion të veterinerëve dhe sa kafshë janë vaksinuar kundër kësaj sëmundje tek bagëtitë e imta. Përgjigja që kemi marrë është se vaksina është blerë, por që ende nuk është aplikuar në fermat tona. Përgjigja e Ministrisë së Bujqësisë