Top Channel/ Broshura për gjinitë në shkollat publike, prindërit të shqetësuar, reagon psikologia
25/11/2025 19:34

Debati i barazisë gjinore ka përfshirë edhe institucionet arsimore. Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë. “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit. Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen e shkollës pas interesimit të Top Channel. Psikologia e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Irma Koçi, tregon se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë dhe se ky manual nuk është trajtuar në klasa me nxënësit: “Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst. Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm.” Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament ende nuk ka hyrë në fuqi, por përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social dhe detyron institucionet arsimore të përfshijnë edukimin gjinor në tekste si dhe në mësimdhënie. Por duket se deri sa të botohet në fletore zyrtare, mësuesve u është kërkuar të fshijnë materialin e barazisë gjinore të shpërndarë në grupet e WhatsApp për prindërit.

Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08
Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03