Protestuesit në Tiranë vijojnë grumbullimin për të gjashtën ditë. Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë. As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.