Mbështetja për rikthimin e plotë të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, dhe jo thjesht për t`iu afruar sërish tregut të përbashkët, është në rritje mes votuesve britanikë. Sipas një studimi që analizon qëndrimet e votuesve 10 vjet pas referendumit të Brexit-it, më shumë se 80% e mbështetësve të Partisë Laburiste, Liberal Demokratëve dhe Partisë së Gjelbër e favorizojnë këtë opsion, thotë The Guardian.