Çmimi i një litri vaj ulliri nga më të shiturit në Britani është dyfishuar duke shkuar në 11 sterlina për litër, pas një thatësire të stërzgjatur në Evropën Jugore. Provinca spanjolle e Andalucias, e cila prodhon më shumë vaj ulliri sa tërë Italia dhe nga ku vjen sasia më e madhe e vajit të ullirit në ishull, ka pasur temperatura mbi 40 gradë pranverën e kaluar, duke ndikuar në prodhimin e ulët.