Britania njoftoi dje se ka sekuestruar superjahtin e parë në ujërat e saj si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë. Jahti €50 milionësh i sekuestruar quhet ‘Phi’, por autoritetet nuk identifikuan pronarin duke thënë vetëm se zotërohet nga një biznesmen rus. Ministri i britanik transportit Grant Shapps tha se “individi në fjalë nuk është mes të sanksionuarve por ka lidhje të afërta me presidentin Vladimir Putin”.