Pamjet dramatike të ndërhyrjes së marinsave britanike në cisternën që transportonte naftë ruse, duke thyer sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë, janë të parat e këtij lloji të kryera gjatë një operacioni që zgjati gjashtë orë në ujrat e kanalit të La Manshit ose Kanalit Anglez, sic e quajnë britanikët kanalin detar mes Francës dhe Anglisë. Në këtë operacion marinsave mbretërorë ju bashkangjitën edhe zyrtarë të trajnuar në mënyrë të vecantë për situata të tilla nga Agjensia britanik e Luftës kundër Krimit, si dhe forcat franceze. Në ndërhyrjen në bordin e anijes “Smyrtos”, me flamur kamerunas, morrën pjesë avjone luftarak patrullues P-8, dhe helicopter Chinook dhe Wildcats, si dhe anije te flotes detare britanike.