Top Channel/ Britania “luftë” duhanit! Starmer: Do ta ndalojmë edhe në ambientet e jashtme
29/08/2024 20:07

Në kundërpërgjigje ndaj lajmit në tabloidin The Sun, kryeministri britanik, Sir. Keir Starmer, me tu kthyer nga Parisi, konfirmoj se qeveria e tij do ndaloj, pirjen e duhanit në ambjente të jashtme, duke thënë se na duhet t’i ndërmarrin këto masa për të pakësuar barrën ne kurriz të Shërbimit Shëndetësor në vënd. Sipas planeve të publikuara në media, duhani pritet të ndalohet në kopshtet e pab-eve, në ambientet e jashtme të restoranteve, spitaleve, dhe fushave dhe stadiumeve sportive. Ekspertët e shëndetit i kanë mirëpritur këto njoftime, por disa zyrtarë të lartë të kabinetit qeveritar, kanë ngritur shqetësimin për impaktin që këto plane kanë në industrinë e shërbimeve dhe mikëpritjes. Duhanpirja është shkaku më i madh i parandalueshëm i vdekjeve, duke shkaktura vdekjen e dy të tretave të pirësve të duhanit duke e çuar numrin e të vdekurve në vit ne 80 mijë vete, ose 10 mije vetë më pak se kapaciteti maksimal i stadiumit të Uemblit prej 90 mijë spektatorësh. Ndër propzimet e qeverisë së re Laburiste në Britani, do jetë rihyrja në fuqi e ndalimit të shitjes së duhanit për këdo që ka lindur në ose pas janarit të 2009-ës. Cdo ndalim i propozuar do ketë efekt vetëm në Angli dhe mbetet e paqartë nëse do aplikohet edhe për pjesën tjetër të Britanisë. Duhani është i ndaluar ne vendet e mbyllura publike dhe në vendet e punës që nga viti 2007 ne Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, ndërsa Skocia e pat ndaluar një vit me herët, në 2006-ën. Ndalimi respektohet në mënyrë rigoroze, pasi gjobat shkojnë deri në 200 stërlina ose 50 stërlina në Skoci, nëse kapen duke pirë duhan në vëndet e punës. Sakaq, bizneset mund të gjobiten deri në 2500 stërlina, nëse nuk ndalojnë njerëzit nga prija e duhanit. Ndalimi i duhanit në këto ambiente te reja do ishte aplikuar nga qeveria e meparshme konservatore, por edhe kur ishte në opozitë Partia Laburiste, tashmë në pushtet, kishte deklaruar se do i mbështeste propozimet e ish-kryeministri Sunak. Britania është ndër vëndet lidere në botë në luftën kundër pirjes së duhanit, dhe nuk heziton ta çoj më tej këtë luftë për hir të shëndetit të banorëve të saj dhe financave dhe punës së Shërbimit Shëndetësor në vend.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB