Top Channel/ Britania kritika Kosovës: Jemi të shqetësuar pas vendimit për punonjësit serbë
23/07/2026 19:54

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur shqetësimin për refuzimin e rikithimin në punë të serbëve të cilët kishin dhënë dorëheqjen në vitin 2022. Reagimi përmes ambasadës në Kosovë vjen pas dekretit të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve të komunitetit serbë. “Ne e kemi mirëpritur reagimin e vazhdueshëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë ndaj sistemit të drejtësisë. Prandaj, jemi të shqetësuar për zhvillimet e kësaj jave”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike. Tutje u bëhet thirrje institucioneve të Kosovës për “integrimin e popullsisë shumetnike në sistemin e drejtësisë, me qëllim forcimin e besimit të publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”. Vendimin për lirim nga detyra të serbëve të dorëhequr katër vjet më parë e ka kritikuar edhe Bashkimi Evropian që e shohin si vendin në mos përputhje me ligjin, derisa u bën thirrje të gjitha institucioneve të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”. Më 21 korrik, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu me dekret liroi nga detyra shtatë prokurorë të komunitetit serbë, pasi fillimisht tërheqja e dorëheqjeve të tyre u refuzua nga Këshilli Prokurorial. Në nëntor të vitit 2022 serbët u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës pas vendimit të qeverisë për targat.

Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30