Top Channel/ Britania i heq eskortën, Princi Harry: Babai nuk më flet! Dua të pajtohem, por…
02/05/2025 23:24

Princi Harry trazon sërish ujërat në familjen mbretërore në Britaninë e Madhe. Së fundmi ai ka shprehur gatishmërinë për një pajtim me familjen, ndërsa zbulon me keqardhje se nuk komunikon prej muajsh me të atin, Mbretin Charles i Tretë. Në një intervistë për BBC-në, e zhvilluar nga vila e tij në Kaliforni, Duka i Sussex shprehu shqetësimin për shëndetin e babait të tij, i cili një vit më parë iu nënshtrua një operacioni për kancer. “Kam kaq shumë mosmarrëveshje me disa anëtarë të familjes sime, por unë i kam falur ata,” tha Harry. “Disa prej tyre nuk do të më falin kurrë që shkrova librin ‘Spare’, por unë jam gati për pajtim.” Ai shtoi se është i pikëlluar nga fakti që Mbretit Charles nuk i flet, për shkak të çështjes së sigurisë që vazhdon ta përçajë me familjen. Të njëjtën ditë, Gjykata e Apelit në Londër hodhi poshtë përfundimisht kërkesën e Harry-t për një eskortë automatike gjatë vizitave të tij në Mbretërinë e Bashkuar. Ai, Meghan Markle dhe fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, nuk do të kenë më të drejtën për mbrojtje të garantuar policore, siç kishin më parë. Vendimi u transmetua drejtpërdrejt nga Sir Geoffrey Vos, president i trupit gjykues, i cili pranoi arsyetimin emocional dhe njerëzor të princit, por theksoi se braktisja nga Harry e rolit të tij aktiv në familjen mbretërore e ndryshoi statusin e tij ligjor dhe të sigurisë në mënyrë të paprecedentë. Gjykata vlerësoi se Ministria e Brendshme kishte vepruar në përputhje me ligjin dhe kishte garantuar që çdo masë sigurie do të ofrohej rast pas rasti, në bazë të rreziqeve të vlerësuara gjatë vizitave të princit në Britani. Harry theksoi se për të kjo është një çështje parimore: “Mbretëria e Bashkuar është ende shtëpia ime. Është pjesë e trashëgimisë së fëmijëve të mi. Por nuk mund të kthehem pa siguri.” Ai kujtoi kërcënimet që ka marrë nga grupe terroriste për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftën në Afganistan, dhe traumat që i kanë mbetur nga ndjekja e nënës së tij, Lady Diana, nga paparacët – një ndjekje që përfundoi tragjikisht në Paris.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04