Pas njoftimeve se administrata Biden po punon në mënyrë aktive për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, dritë jeshile mbërrin edhe nga Londra zyrtare. Nga Libani ku ndodhej për vizitë, Sekretari i Jashtëm David Cameron deklaroi se pas një armëpushimi në Gaza, vendi i tij mund ta njohë zyrtarisht një shtet palestinez pa e pritur rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare mes Izraelit dhe palestinezëve për një zgjidhje me dy shtete.