Top Channel/ Breshëri shpërthimesh në Kiev, shkon në 21 numri i viktimave! Shpërthen Zelensky
02/07/2026 21:55

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi masiv ajror rus që goditi Kievin gjatë natës, në atë që kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e cilësoi si sulmin më të rëndë ndaj qytetit në më shumë se katër vite lufte. Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia përdori afro 500 dronë dhe mbi 70 raketa, përfshirë raketa balistike dhe me lundrim, duke goditur Kievin dhe zona të tjera të Ukrainës. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan për orë të tëra, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase u përpoqën të neutralizonin sulmet. Një nga goditjet më shkatërruese preku një pallat nëntëkatësh në bregun e majtë të lumit Dnipro, ku një pjesë e madhe e ndërtesës u shemb plotësisht. Ekipet e shpëtimit vijuan gjatë gjithë ditës kërkimet mes rrënojave në përpjekje për të gjetur të mbijetuar. Autoritetet njoftuan se rreth 70 persona janë dërguar në spital, ndërsa bilanci i viktimave pritet të rritet pasi operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Për shkak të alarmit ajror, mbi 50 mijë banorë të Kievit kaluan natën në stacionet e metrosë, të cilat u shndërruan në strehimore. Shumë prej tyre kishin marrë dyshekë dhe çadra për të kaluar orët e natës nën tokë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili u kthye më herët nga vizita e tij në Irlandë, vizitoi zonat e goditura dhe deklaroi se dëmet do të kishin qenë më të vogla nëse aleatët do të kishin përmbushur premtimet për furnizimin e Ukrainës me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet ishin një përgjigje ndaj goditjeve ukrainase brenda territorit rus dhe se objektivat ishin infrastruktura ushtarake dhe energjetike. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, e quajti “imorale” justifikimin e Moskës, duke theksuar se Ukraina ka të drejtën të mbrohet ndaj agresionit rus.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55