Breshëri i rënë gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha në Njësinë Administrative të Zavalinës, në Bashkinë e Elbasanit, duke goditur rëndë sektorin e bujqësisë. Zona, e njohur për prodhimin e frutave dhe aktivitetin bujqësor, është përballur me humbje të konsiderueshme në pemëtari dhe kultura të tjera bujqësore.