Mjaftuan pak minuta breshër që fermerët e zonës së Karbunarës në Lushnjë të humbnin pjesën më të madhe të prodhimit të shalqirit. Fermerët shprehen të pashpresë pasi dëmi financiar sipas tyre është tejet I madh. “Një stuhi e paparë ndonjëherë, e pa imagjinuar. Jemi habitur kur e konstatuam. Për mua nuk ka shpresë se kjo ka mbaruar është një investim i hedhur në tokë”– tha fermeri.