Kapriçot e motit në fund të muajit qershor po shkaktojnë dëme thuajse në të gjithë qarkun e Elbasanit. Së fundmi, banorët e fshatit Drizë në Gramsh raportojnë dëme të konsiderueshme në të mbjellat e stinës dhe në vreshta, si pasojë e reshjeve të forta të breshërit që kanë goditur zonën këtë pasdite.