Disa fshatra në fushën e Maliqit janë përfshirë këtë të shtunë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri. Breshëri rrezikon prodhimet bujqësore në zonës, sidomos për grurin i cili është pranë sezonit të korrjes. Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Vreshtas. Ndërsa një ditë më parë, një breshër i pazakontë shkaktoi dëme të mëdha në Fushë-Arrëz.