33-vjeçarja, Blerina Basha, dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës. Një video e publikuar nga ish-vjehrra tregon tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesën ku jetonin në Durrës. Në pamje dëgjohet duke komentuar kushtet e banesës dhe duke vënë në dyshim kujdesin e nënës ndaj fëmijëve.