Brenda 9 muajve të ardhshëm, të gjithë inspektorët e inspektoriateve në rang kombëtar do të pajisen me kamera trupi inteligjente. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Inspektoratit, Dash Sula, gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, ku theksoi se kjo është një nga reformat kryesore që synon rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit në terren.