Top Channel/ Bregu Perëndimor, Izraeli i mori jetën gruasë amerikane: OKB kërkon hetim!
07/09/2024 12:54

OKB-ja kërkon hetim të plotë mbi vrasjen e turko-amerikanes Aysenur Ezgi Eygi në Bregun e pushtuar Perëndimor gjatë një tubimi të zhvilluar atje. Mediat lokale raportojnë se 26 vjecarja është qëlluar nga forcat izraelite teksa protestonte kundër vendbanimeve hebreje që po zgjerohen në qytetin Beita pranë Nablusit. Ushtria e shtetit hebre tha vetëm se po verifikon njoftimet se “një shtetase e huaj ka mbetur e vrarë prej të shtënave me armë zjarri në zonë”. Një dëshmitar ocular i tha BBC-së se kishte dëgjuar të paktën dy të shtëna gjatë protestës. Më herët, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, e konfirmoi vdekjen 26-vjeçares, por nuk tregoi nëse ajo u qëllua nga trupat izraelite.Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë duke mbledhur informata për rrethanat e vrasjes së saj dhe se do të përcjellin hollësi më vonë. 26 vjecarja punonte si vullnetare për organizatën International Solidarity Movement. Ajo po merrte pjesë në një demonstratë javore kundër zgjerimit të vendbanimeve. Këto protesta kanë qenë të dhunshme në të kaluarën. Para një muaji, qytetari amerikan Amado Sison u qëllua në këmbë nga forcat izraelite, sic tha, duke tentuar të ikë nga gazi lotsjellës dhe të shtënat.Jonathan Pollak, një izraelit që po merrte pjesë në protestë gjithashtu, tha se kur u vra Eygi, ai kishte parë dy ushtarë izraelitë mbi një çati të një shtëpi duke ua drejtuar armët grupit të protestuesve dhe duke shtënë, ndërsa më pas e ka parë vajzën të shtrirë në tokë, pranë një peme, të mbuluar nga gjaku. Dy mjekë të zonës thanë se ajo u qëllua në kokë.

Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
Top Channel/ Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy në pranga në Sarandë
21/03 10:02
DIGITALB DIGITALB