“Është një botë e tërë për t`u eksploruar, ndoshta po aq e pasur sa ajo e verës” thote shefi brazilian i kuzhinës, Alex Atala, i cili shpreson që vendi i tij ta shfrytëzojë sa më shumë mjaltin e bletëve të rritura atje. E anashkaluar prej kohësh, bleta mandaguari e Brazilit po rikthehet, me njerëz të tillë si Luiz Lustosa, një ish nëpunës publik 66-vjeçar, që janë vënë në lëvizje për ta rritur sa më shumë popullatën e tyre, e cila prej kohësh ka njohur rënie.