Top Channel/”Braktis” Kinën dhe Rusinë, Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi!
14/11/2022 19:23

Gjermania po tenton të shkëpusë varësinë nga Kina e Rusia, të cilën e konsideron të rrezikshme tashmë, dhe është vënë në kërkim të partnerëve të rinj të biznesit. Prej muajsh, kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur të përcjellë mesazhin se Azia nuk është vetëm Kina, dhe se Berlini dëshiron ta hedhë vështrimin përtej saj për investime, përfshirë këtu edhe Afrikën e Amerikën e Jugut për investime, importe dhe eksporte, JO më kot me sa duket, kreu i ekzekutivit gjerman ka zgjedhur të vizitojë Vietnamin dhe Singaporin përpara se të marrë pjesë në pjesë në samitin G20 të vendeve më të mëdha të industrializuara dhe atyre në ekspansion në Indonezi. Në të dy ndalesat, ai shoqërohet edhe nga një delegacion me sipërmarrës gjermanë. Në Singapor Scholz mban një fjalim në konferencën Azi-Paqësor të biznesit gjerman, në të cilën do të jetë edhe ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. Udhëtimi dhe veçanërisht pjesëmarrja në konferencën Azi-Paqësor janë një sinjal për diversifikimin e dëshiruar ekonomik, që synon pavarësi më të madhe nga Kina, njofton zyra e kancelarit. Largimi nga rutina fsheh gjithmonë rreziqe për firmat. Nga Ministria e Ekonomisë mësohet, se për investimet do të ketë garanci të favorshme shtetërore, me anë të të cilave kompanitë mund të sigurojnë bizneset e reja. Ndërsa garancitë për vendet si Kina do të reduktohen. Bërja e biznesit vetëm me miqtë "të varfëron", thotë politologu Heribert Dieter, e duket këtë qasje po ndjek dhe Berlini zyrtar, me bindjen se nëse i shërben interesave ekonomike, atëherë duhen mbajtur marrëdhënie ekonomike edhe me vendet problematike.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10