Seanca plenare ka rifilluar pas debatit të fortë mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes , ku u desh edhe ndërhyrja e Gardës. Ishte Salianji në fillim, i cili në fillim ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit Erion Braçe duke i thënë se është përfshirë në krim dhe ka dalë në përgjimet e antimafias italiane, për dosjen e biznesmenit Rezart Taçi.