Top Channel/ Braçe pakënaqësi ndaj SPAK: Burgu nuk mund te jetë institucioni i pritjes së dënimit
27/10/2025 21:19

Deputeti i mazhorancës, Erion Braçe, iu drejtua opozitës sa i përket pyetjeve të drejtuara për kryeprokurorin Altin Dumani. Ai shprehu pakënaqësi, duke theksuar se burgu nuk mund të jetë institucion që pritet vendimi, por vetëm për vuajtjen e dënimit. “Sapo ju dëgjova që kanë akuzuar dikë se ka zbatuar programin e partisë së tij. Pesë minuta më pas i kërkove kryeprokurorit pse nuk keni arrestuar dikë që ka zbatuar programin e partisë së tij. Nuk kam parë seancë si kjo as në Austri, ku është arrestuar kryeministri. Nuk kam parë seancë si kjo në parlamentin grek, kur herë pas here janë arrestuar ministra. Nuk kam parë seancë si kjo as në Itali, në Parlamentin Italian, ku janë arrestuar ministra e kryeministra me thes. Nuk kam parë seancë si kjo as në Parlamentin Francez, ku u arrestua presidenti. Nuk kam parë seancë si kjo as në Gjermani, ku është akuzuar për korrupsion ‘babai i Europës’, Helmut Kohl. Po ju them dhe njëherë që nuk ndodh në asnjë parlament të botës që një i pandehur t’i kërkojë shpjegim në sallën e Parlamentit prokurorit të tij. Këtë pabarazi e kemi marrë ne përsipër. Është pabarazi në raport me qytetarin, me atë që ju iu drejtuat, se këtë seancë po e bëni për të. Absurdja që shikoj këtu paradite është kur prokurorit i kërkohej llogari për zhvlerësimin e euros dhe jo forcimin e lekut… Që prokurori të merret me kursin e këmbimit të euros është mbi detyrën e tij. Kur bëmë Reformën në Drejtësi, këtë kishim parasysh: të ndanim drejtësinë nga politika. Mendoj se ja kemi dalë në momentin kur kryeprokurorët e SPAK-ut nuk emërohen nga politika, por nga KLP-ja. I gjithë presioni politik që zotëria foli, na bën ne përgjegjës në këtë aspekt. Unë dua të arrestohet filani, unë dua të arrestohet ai. Kur arrestohet ai, pse arrestove këtë dhe jo atë. Nëse ne shkojmë drejt kësaj historie banale, çdo prokuror që do të emërohet në këtë detyrë, nuk do ta bëjë dot detyrën e tij”. Kam dëgjuar papunësia te të rinjtë se SPAK-u ka goditur industrinë e call center-ave në Shqipëri. Po shumë mirë e ka bërë. Për faktin që jo vetëm se godisnin shqiptarët dhe të huajt, por edhe të huajt po godasin shqiptarët tani. SPAK-u këtë detyrë ka. Të ushtrojë ndjekjen penale ndaj krimit të organizuar. Dëgjova që në atë kohë janë asgjësuar 240 banda. Unë them ta ulim pak se 240 banda nuk ka pasur Italia e Cosanostrës. 240 banda janë shumë. Ajo që është bërë ndaj krimit të organizuar meriton vlerësim nga kjo sallë e Kuvendit. Burgu është institucioni i vuajtjes së dënimit. Nuk mund të jetë institucioni i pritjes, përfundimit të hetimit, gjykimit, marrjes së vendimit dhe në fund të vuajtjes së dënimit. Nuk mund të jetë kështu. Zyrtarë, politikanë, sipërmarrës, apo bandit”, tha Braçe.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41