Një njoftim i prokurorisë së Fierit sqaroi aksionin e një ditë më parë në zyrat e kompanisë kineze “Bankers Petroleum”. Prokuroria ka ngritur akuzë për kompaninë më të madhe të nxjerrjes së naftës në Shqipëri për shmangie të tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit, por nga ana tjetër vetë kompania thotë se është e gatshme të bashkëpunojë për hetim më të thelluar.