Presidenti Bajram Begaj gjatë një konference për shtyp me homologen sllovene, Nataša Pirc Musar theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer politik mes dy vendeve duhet të reflektohet edhe në ekonomi. Begaj: Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie të mira që bazohen në interesa dy palëshe por edhe në vlera të përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët evropiane.