Një aksion policor është zhvilluar në Tiranë për produkte kontrabandë në qendrat estetike. Krimi Ekonomik në Policinë e Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në kryeqytet, ku mësohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme botoks kontrabandë. Momentalisht nuk ka të dhëna për persona të arrestuar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.