Algendi është nxënës në vitin e parë në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë në Tiranë. Si çdo i ri ai ka planet, ëndrrat dhe dëshirat e tij. Ne do të zhvillojmë një bisedë me të, me ndihmën e interpretues, zonjës Nikoleta Spahi. “Përshëndetje! Unë quhem Algend Gjici, dhe ëndrra ime është të bëhem berber”, tha ai përmes gjuhës së shenjave.