Top Channel/ Bota uron Papën e ri, mesazhe edhe nga Shqipëria
08/05/2025 23:18

Presidenti i Republikës Bajram Begaj uroi besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri. “Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në Facebook. Nga radhët e Kishës Katolike në Shqipëri, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, Dom Gjergj Meta, përcolli një mesazh falënderimi dhe përkushtimi: “Kardinalët i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojtjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të Mirë. Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim”, shkruhej në mesazhin e tij. Zgjedhja e Papës “Leoni XIV”, i pari Papë me origjinë amerikane, ka ngjallur reagime të shumta në mbarë botën, si nga liderë politikë ashtu edhe fetarë. Presidenti amerikan Donald Trump e priti me entuziazëm, duke e cilësuar si “një nder të madh për vendin tonë.” Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Urime Kardinalit Robert Francis Prevost. Është një nder i madh të dimë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takoj Papën e ri. Do të jetë një moment shumë domethënës!”. Ndërkaq kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu “urimet më të sinqerta” dhe theksoi rëndësinë e fjalëve të Papës së ri: “Në një kohë të shënuar nga konflikti dhe ankthi, fjalët e tij janë një thirrje e fuqishme për paqe, vëllazëri dhe përgjegjësi.” , tha ajo.

Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06
Top News – Evropa në kaos, tërbim në rrugë / ‘Luftë urbane’ në Francë, Itali, Belgjikë e Portugali
19/10 12:04
Top News – Takim Putin-Trump-Xi Jinping / WSJ: Për të diskutuar një marrëveshje për Ukrainën
19/10 11:53
Top News – Parisi kthehet në zonë lufte / ‘Policia humbi kontrollin’, ministri ofron dorëheqjen
19/10 11:52
Top Channel/ BE auditon fondet: Miliarda euro të shpenzuara jashtë rregullave të bllokut!
19/10 11:48
Top Channel/Francë, protestat jashtë kontrollit: Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të brendshëm!
19/10 11:47
Top Channel/ Zbuti masat ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin: S`dua ta largoj nga negociatat!
19/10 11:46
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top News- Evropa e zhytur në protesta/ Nga Milano deri në Lisbonë, përshkallëzohen tensionet
18/10 21:41
Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47