Top Channel/ Bota po jeton në “borxh”! Njerëzimi i tejkaloi të gjitha burimet natyrore
06/08/2026 12:01
Njerëzimi prej një jave po jeton tashmë “me borxh” ndaj planetit. Më 30 korrik u shënua Dita e Tejkalimit të Tokës për vitin 2026, momenti kur janë konsumuar të gjitha burimet natyrore që planeti mund të rigjenerojë brenda një viti.