Top Channel/ Bota pas Zgjedhjeve në SHBA/ Në Beograd mbahet konferenca me zyrtarë të BE dhe SHBA
18/11/2024 22:55

Administrata e re amerikane që do të udhëhiqet nga Donald Trump nuk pritet të ketë ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor. Sipas ish-ndërmjetësuese së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Federica Mogherini, administrata në ardhje mund të shërbejë vetëm si përshpejtues i ndikimit të Bashkimit Evropian në këtë proces. “Sinqerisht, nuk mendoj se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara do të kenë një ndikim të madh në rajon. Mund të jem gabim dhe e di shumë mirë që në rajon ka pasur qëndrime të ndryshme për fushatën e tij dhe për zgjedhjen e tij. Edhe gjatë administratës së parë të Trump ka pasur një vazhdimësi që në thelb përkthehet në mbështetje për veprimet e Bashkimit Evropian në rajon” Megjithatë, Mogherini pret që udhëheqësia e re e Bashkimit Evropian të sjellë edhe zhvillime pozitive në procesin e dialogut. “Mund të ndodhë që me marrjen e detyrës nga lidershipi i ri në Bashkimin Evropian të ketë një rigjallërim të dialogut, ka shpresa që mund të japë impulse të reja për zhvillime pozitive në negociata” Administrata e re amerikane e dalë nga zgjedhjet e pesë nëntorit të këtij viti sipas ekspertëve pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Beograd do të fokusohet në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe në marrëdhëniet me Kinën. Tre elementet kryesore që shohim dhe që presim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që janë të qarta janë që është Amerika e para dhe kjo vjen me strategji të politikës së jashtme, Kina vjen e dyta dhe fokusi e veprimet në raport me Kinën do të kenë një ndikim që ende mbase nuk mund ta pranojmë dhe Evropa vjen e treta. Ajo se çka pritet tani në Francë dhe Evropë është se rizgjedhja e Donald Trump do të krijojë shumë Trump të vegjës gjithkund. Ajo se çka shoh unë është kombinimi Trump, Musk, Vence, Thiel dhe fakti që këto zgjedhje u fituan nga dikush që ka promovuar identitet dhe dikush që ka promovuar një vizion të botës së ardhme dhe që është vështirë e kuptueshme për Evropën. Në konferencën e Sigurisë së këtij viti në Beograd tema bosht është “Në mbrojtje të njerëzimit”, ku në panelin e parë u diskutua për ndikimin në rajon dhe botë të zgjedhjeve të SHBA-së dhe BE-së. Përgjatë tre ditëve do të diskutohet edhe për luftën në Ukrainë, konfliktin në lindjen e mesme e sigurinë kibernetike. Në hyrje të konferencës u transmetuan pamje nga sulmi i Hamasit në Izrael, sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan e pamje të sulmit terrorist të Bansjkës në veri të Kosovës.

Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21
Top News-Vuçiç ishte gati për grusht shteti/The Times:S’donte të jepte pushtetin,mblodhi 7000 njerëz
28/10 22:50
Top News – Bankieri, ylli i basketbollit, kardiologu, kimisti / Kush do jetë kryeministri i ri serb
28/10 12:02
Top News – Alarm i kuq në Serbi për terrorizmin/ Sulm në ambasadën izraelite, vritet autori i mitur
28/10 11:39
Top News – Nga Kurti te Radoiçiç, lista studentore serbe ‘e paqartë’ për Kosovën
28/10 10:53
Top Channel/ Serbia ndryshon plan për Kosovën, Srdaroviç: Dialog, marrëveshjet do respektohen
27/10 22:58
Top News – Studentët në Serbi ‘përveshin mëngët’ / Nisin bisedimet për qeverinë e re
27/10 13:43
Top News – Nga Kosova te Rusia…Sfidat që i presin udhëheqësit e rinj të Serbisë
27/10 12:01
Top News – Ikën Vuçiç, vijnë studentët…Si do ta qeverisin Serbinë liderët e rinj?
27/10 11:57
Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50