Problemet e shoqërisë moderne, duke vëzhguar botën nga këndvështrimi i grave është tema që përcjell vepra “Tre Dimrat”, që do të shfaqet në Teatrin Metropol. E shkruar nga autorja kroate Tena Stiviçiç, vepra ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Aty gërshetohen tri periudha historike të tranzicionit që ka kaluar Kroacia, diktatura, ardhja e demokracisë dhe rrugëtimi drejt BE-së, ngjarjet që lidhen natyrshëm me realitetin shqiptar.