Top Channel/ Bota me sytë nga Al Shifa. OBSH ngre alarmin: Në Gaza po përhapen frikshëm sëmundjet
17/11/2023 18:48

Spitali më i madhi i Gazës, është kthyer në epiqendër të luftës Izrael-Hamas, ndërsa ministria e shëndetësisë në Gaza ka ndarë pamje të pacientëve që zhvendosen brenda korridoreve të mbushura me tym ndërsa forcat izraelite bastisin kompleksin e madh të spitalit. Ushtria izraelite thotë se do ta vijojë aksionin brenda spitalit, pasi ka gjetur armë dhe pajisje ushtarake të Hamasit brenda tij. Presidenti amerikan Joe Biden po përballet me presion në rritje për të frenuar fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, sidomos operacionin që po vazhdojnë në spitalin Al-Shifa. Biden thotë se krimi i parë i luftës i kryer nga Hamasi ishte vendosja e armëve dhe luftëtarëve të tij brenda, poshtë dhe përreth spitaleve. “Izraeli nuk ndërhyri me një numër të madh trupash, nuk sulmoi, nuk nxitoi në veprimet e veta. Ata kanë hyrë brenda në spital me ushtarët e tyre duke mbajtur armë. Më lejoni të jem i qartë. Ne kemi diskutuar për nevojën që ata të jenë tepër të kujdesshëm”, tha Presidenti Joe Biden për gazetarët. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin për përhapjen e sëmundjeve në Gaza, pasi disa javë me bombardime të vazhdueshme izreaelite e kanë detyruar popullsinë që të strehohet nëpër kampe, pa ushqime dhe ujë të pijshëm. Sipas OBSH-së, deri më tani janë regjistruar mbi 70.000 raste të infeksioneve akute në rrugët e frymëmarrjes dhe mbi 44.000 raste të diarresë, shifra shumë më të larta sesa pritej. Pamjet: AFP

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB