Top Channel/ Bota kundër Trump: Marrja nën kontroll Gazës, shkelje e rëndë!
05/02/2025 19:48

Dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, kanë kundërshtuar idenë e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Gazën. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë të mërkurën se Rripi i Gazës i përket palestinezëve dhe se dëbimi i tyre do të ishte i papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. “Popullsia civile e Gazës nuk duhet të dëbohet dhe Gaza nuk duhet të pushtohet ose ripopullohet përgjithmonë. Është e qartë se Gaza, ashtu si Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor, i përket palestinezëve. Ato përbëjnë bazën për një shtet të ardhshëm palestinez”, ka deklaruar Baerbock. “Kjo do të çonte gjithashtu në vuajtje të reja dhe urrejtje të re. Nuk duhet të ketë zgjidhje mbi kokat e palestinezëve”, ka shtuar ajo. Edhe Franca ka hedhur poshtë të mërkurën komentet e presidentit Trump, duke thënë se kjo do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe do të destabilizonte rajonin. “Franca përsërit kundërshtimin e saj ndaj çdo zhvendosjeje të detyruar të popullsisë palestineze të Gazës, e cila do të përbënte një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, një sulm ndaj aspiratave legjitime të palestinezëve, por gjithashtu një pengesë e madhe për zgjidhjen me dy shtete dhe një faktor i madh destabilizues për partnerët tanë të ngushtë, Egjiptin dhe Jordaninë”, është deklarata zyrtare e ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës. Idenë e Trump e kanë kundërshtuar edhe Kina me Turqinë. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaruar në konferencën e përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, se palestinezët e Gazës nuk kanë alternativë tjetër veçse të zhvendosen në shtetet fqinje, Egjipt dhe Jordani. Sipas tij, ideja është që vendi i shkatërruar nga lufta të pastrohet, të rindërtohet dhe të shndërrohet në një “rivierë” të Lindjes së Mesme.

Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42
Top News – SHBA në zgjedhjet e mesit të mandatit / ‘Referendum’ për Trump, ku pritet gara më e fortë
02/11 11:40