Top Channel/ Bosnje Hercegovina tjetër hap në BE. KE pritet të rekomandojë çeljen e negociatave
11/03/2024 22:26

Komisioni Evropian pritet të miratojë këtë të martë në Strasburg rekomandimin për vendimin e Këshillit për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Bosnje e Hercegovinës. Burime diplomatike për Radio Evropën e Lirë konfirmojnë lajmin se në takimin që do të mbahet këtë të martë do të formalizohet vendimi. Sipas procedurave të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian jep rekomandime ndërsa vendimet i merr Këshilli Evropian. Pasi komisioni ta rekomandojë, vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën duhet ta miratojnë liderët e 27 vendeve anëtare, në samitin e BE-së më 21 dhe 22 mars në Bruksel. Liderët e BE-së, edhe në samitin e tyre në dhjetor të vitit të shkuar, kishin shprehur gatishmërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën por kishin përmendur edhe disa kushte që ky vend do të duhej t’i përmbushte deri në fund të muajit mars. Vendimi i paralajmëruar për Bosnje e Hercegovinën konsiderohet nga diplomatët në Bruksel si shenjë e përkushtimit të BE-së për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe si përgjigje edhe ndaj sfidave gjeopolitike në Evropë, pas nisjes së invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Sipas të njëjtave burime, ende ka disa shtete që janë skeptike ndaj vendimit për nisjen e negociatave me Bosnje e Hercegovinën, apo që kërkojnë që ky vendim të ketë edhe disa kushte shtesë para se negociatat të nisin. Pamjet: AFP

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37