Pas hetimeve të kryera nga autoritetet vendase, kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiç e mohoi që armët e përdorura nga terroristët serbë në Banjskë, në 24 shtator të jenë blerë në Tuzla. Nikshiç i cilësoi pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vucic dhe figurave të tjera në Beograd si të pavërteta dhe si përpjekje për të gjetur alibi përballë një presioni tejet të madh nga ndërkombëtarët.