Fatih Ozer, bosit të kriptomonedhës turke “Thodex” që u arrestua pak ditë më parë në vendin tonë, ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë. Faruk Fatih Özer u kap në Himarë si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.