Top Channel/ Borxhi i jashtëm 10 mld euro. Ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta
28/03/2025 19:53

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë në vitin 2024 u zgjerua më tej. Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve ndërkombëtare sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke u zgjerua me 139 mln euro në fundvit. Ekspertët e ekonomisë e shohin me optimizëm ecurinë e këtij treguesi, duke u bazuar në situatën ekonomike të vendit. “Në raste kur ulet kostoja e borxhit të jashtëm që nuk është një ulje e përhershme se ne nuk e komandojmë dot kursin e këmbimit, qeveritë bëhen më dorëlëshuara për shpenzime dhe kur kostoja rritet nga valutat, ne prodhojmë një borxh të madh që dëmton rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe redukton mbështetjen reale për shtresat në nevojë”, shprehet Arben Malaj, ekspert ekopnomie. “Shqipëria duke patur një trend pozitiv dhe vlerësim të mirë nga Standard and Pours por dhe nga inst. Ndërkombëtare ka bërë të mundur që kostoja të vij në rënie dhe interesi që merret ky borxh të vij në rënie. Kjo jep shenja pozitive për atë çfarë ne do të paguajmë”, thotë eksperti bankar, Artur Ribaj. Por një forcim i monedhës vendase dhe zhvlerësim i euros duket se e ka ndihmuar borxhin e jashtëm i cili në raport më PBB shënoi rënie në fund të 2024 në 41.5%. Teksa rreth 71% e borxhit të jashtëm është në euro dhe pjesa e mbetur në valutat e tjera. “Kur euro ishte me 120-140 borxhi ishte shumë i lartë. Kur euro vajti me 100 borxhi i jashtëm ra por kjo nuk ishte merita e menaxhimit të financave por nga luhatjet e kursit të këmbimit”, shton Malaj. “Forcimi i lekut dhe rediktimi me euron ka ndikuar shumë. Nëse do të ksihim të kundërtën do rrezikonim që masa e borxhit të rritej deri në 30%. Ruajtja e një raporti të tillë do të vazhdojë të kemi një ecuri nën kontroll”, përfundon Ribaj. Ekspertët japin sugjerimet për evidentimin e borxhit dhe menaxhimin e duhur të tij. “Besoj që borxhi i përgjithshëm do të ketë një trend ulës nëse do ketë rritje të madhe ekonomike menaxhim i kursit të këmbimit, dhe të jemi më të përgjegjshëm kur marrim borxh”, tha më tej Malaj. “Ndoshta duhet të bëjmë ushtrimin e FSAP-it, Shqipëria ka bërë në 2013 një vlerësim të situatës financiare mund të zbulonte borxhe të tjera të fshehta që mund të mos jenë të evidentuara. Ashtu sic ndodhi në atë periudhë u gjetën borxhe të kompanive me kapital shtetëror dhe punime të bëra nga buxheti i shtetit dhe të papaguara ende”, thekson eksperti bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të nivelit të dytë dhe Bankës Qendrore.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57