Qeveria dhe pushteti vendor kanë thelluar borxhet e pashlyera në 6-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura arriti në 15 miliardë lekë në fund të qershorit apo 129 milionë euro, gati 20 milionë euro më shumë se krahasuar me fundin e vitit të shkuar. Megjithatë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë stoku i detyrimeve të pashlyera për investime e punë publike ka shënuar rënie.