Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell viziton Ukrainën një muaj para se të largohet nga detyra që mban. Në një intervistë për median franceze AFP-, Borrell tha se shkoi në Kiev për t’i dhënë ushtrisë ukrainase vazhdimin e mbështetjes së Europës, pavarësisht qëndrimit që pritet të mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë që presidencën e fituan republikanët.