Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, organizon sot një darkë joformale me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.Tradita e mbajtjes së një darke të tillë nisi nga paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini, e cila takonte liderët e Ballkanit çdo vit në njw darkw jozyrtare për të diskutuar për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet ai.