Joseph Borell u shpreh që në fillim i bindur se bisedimet e së hënës në Bruksel do të prodhonin një marrëveshje në raport me naftën ruse. I lehtësuar nga arritja e kompromisit për paketën e re të sanksioneve që përfshin kufizime të importeve të naftës nga Moska, shefi i diplomacisë europiane shpjegoi se kjo nismë do të ndikojë jo vetëm në sasinë e naftës që Rusia shet jashtë kufijve, por edhe në uljen e cmimit.