Top Channel/ Borell mund “të shkarkohet” nga dialogu? Gjermanët: Nuk është transparent e neutral!
02/12/2022 18:33

Ndërmjetësimi i Joseph Borell mes Kosovës dhe Serbisë duket nuk i bind shumë diplomatët gjermanë. Revista e njohur “Der Spiegel”, citon disa prej tyre të flasin për mungesë “transparence, neutraliteti dhe besueshmërisë” të shefit të politikës së jashtme të bllokut, mes raportimeve në media se planifikohet zëvendësim i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në ndërmjetësimin e dialogut Prishtinë-Beograd, të cilat janë hedhur poshtë si të pavërteta nga zyra e Borell. Shkrimi i Spiegel mban titullin “Poker postesh në Bruksel, zemërim në Berlin”. Të parët që shfaqën hapur pakënaqësi me Borellin ishin zyrtarët kosovarë, të cilët. Në mesin e këtyre zërave, ishte dhe ai i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e akuzoi kryediplomatin europian për anshmëri në procesin e dialogut. Osmani e pohoi hapur bindjen e saj se zyrtari i lartë europian nuk po respekton parimet bazë të neutralitetit. “Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrelli t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’i përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, shkroi ajo në Facebook, duke renditur një listë prej 15 marrëveshjesh, të cilat sipas saj, Serbia nuk i ka zbatuar. Pas takimit të zhvilluar në nëntor mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vucic i cili në atë rast nuk shënoi dot një rezultat për ceshtjen e targave, Borel u shpreh më së shumti i zhgënjyer me palën kosovare, dhe paralajmëroi se do të informonte vendet e Bashkimit Evropian mungesën e respektit ndaj detyrimeve ligjore ndërkombëtare, cka sipas tij, vlente sidomos për Kosovën. Pamjet: AFP

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36