Qyteti i Shkodrës është zgjuar me reshje të dendura shiu, ndërsa zonat malore të zbardhura nga bora. Raportohet për rënie gurësh e inertesh, por që po pastrohen. Kështu që nuk ka rrugë të bllokuara. Në Theth janë vënë në dispozicion dy borëpastruese, që kanë bërë të mundur hapjen e rrugës.