Top Channel/ Bordi rrit çmimin e naftës! Do kushtojë 217 lekë litri. Ndryshon edhe benzina
10/04/2026 19:51

Vetëm 24 orë më pas, ka ndryshuar sërish çmimi i naftës, duke u rritur me 7 lekë. Nafta ditën e djeshme është shitur me 210 lekë për litër, ndërsa që nga ora 18:00 do të jetë në treg me 217 lekë. Benzina një ditë më parë u shit me 173 lek për litër, ndërsa sot do të shitet 176 lekë. Bordi i Transparencës në datë 10 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Top Channel/ Bordi rrit çmimin e naftës! Do kushtojë 217 lekë litri. Ndryshon edhe benzina
10/04 19:51
Top News – Nafta rritet me 7 lekë. Bordi rishikon çmimin, 24 orë pasi e uli me 10 lekë
10/04 19:15
Top Channel/ Inflacioni rritet lehtë në mars, ngjitet vetëm në 2.6%
08/04 20:04
Top Channel/Rritet çmimi i biletave për në Korçë nga nafta, 200 lekë më shumë udhëtimi drejt Tiranës
06/04 20:01
Top Channel/ Bizneset rrisin borxhin ndaj shtetit. Borxhi tatimor arrin 194 miliardë lekë
06/04 15:32
Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04 19:49
Top Channel/Çmime të kripura në Elbasan, qytetarët prisnin të uleshin pas festave, por u shtrenjtuan
05/04 12:15
Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00