Fjalimi i kryeministrit kanadez, Mark Carney në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai i kritikoi hapur shtetet e fuqishme, duke thënë se ato i përdorin integrimin ekonomik si armë dhe tarifat si mjet trysnie, duket nuk i erdhi për shtat presidentit amerikan Donald Trump, i cili shumë shpejt pas kësaj, ia tërhoqi Kanadasë ftesën për t’iu bashkuar nismës së tij, Bordi i Paqes, e cila synon zgjidhjen e konflikteve botërore.