Ngërce të mëdha trafiku, anullime fluturimesh, trazira në shërbimet hekurudhore: reshjet rekord të deborës i kanë zhytur në kaos rajonet veriore dhe perëndimore të Japonisë. Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, por ndërsa situata në këto zona paraqitet e rënduar, nuk ka raporte për vdekje apo lëndime të lidhura me motin e acartë.