Në zonat e thella të Shkodrës vazhdon të mbetet sfidë votimi. Kushtet e vështira atmosferike me reshje të dendura dëborë e bëjnë të pamundur të dërgohen kutitë e votimit në Shosh dhe Pult. Komisionerët thonë se janë bllokuar në rrugë nga dëbora dhe nuk kanë arritur ende në qendrat e votimit. Në pamjet e siguaruara nga Top Channel shihen komisionerët të cilët përpiqen të nxjerrin makinën nga dëbora.