Një stuhi e fuqishme bore ka goditur bregun lindor të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar kaos në qarkullim, anulime masive fluturimesh dhe ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë. Autoritetet njoftuan se kushtet e udhëtimit drejt Nju Jorkut janë “pothuajse të pamundura”, ndërsa reshjet intensive dhe erërat e forta kanë bllokuar rrugë e autostrada. Sipas Agjencisë Kombëtare të Motit, në disa zona të Rhode Island dhe Massachusetts trashësia e borës ka kaluar 83 centimetra, ndërsa në Central Park ka arritur mbi 46 cm.