Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Elbasan. Aktualisht dëbora vijon me intensitet të ulët deri në kuotën 300 metra mbi nivelin e detit. Deri më tani nuk kemi bllokime rrugësh, por në rast se rritet intensiteti i reshjeve, mund të shfaqen probleme. As furnizimi me energji elektrike nuk ka shfaqur probleme.