Top Channel/ “Bombën e vendosa unë”! I arrestuari zbulon gjithçka për atentatin në Shkodër
05/01/2026 19:48

4 të arrestuarit për vrasjen me lëndë plasëse të Hysni Ymerit janë lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër. Këtë të hënë, Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi dolën para trupës gjykuese, ndërsa në një seancë tjetër veç u gjykua shtetasi Gert Bushati. Ky i fundit ka pranuar vendosjen e lëndës plasëse, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë kanë mohuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje. Bushati edhe përpara trupës gjykuese ka pranuar instalimin e eksplozivit, por sipas tij nuk ka pasur dijeni për sasinë apo nëse do të përdorej për të vrarë njeri. Sipas tij, atij i është thënë nga 3 porositësit se do të jetë vetëm për të trembur dikë dhe jo për të vrarë. “Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Lëndën plasëse e kam vënë me datë 27 dhjetor, por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje,” është shprehur Bushati, i cili ka deklaruar gjithashtu se nuk e ka idenë cila është arsyeja dhe se roli i tij ka qenë vetëm për ta vendosur, duke mos pasur më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Sipas burimeve hetimore dhe nga kamerat e sigurisë, është dokumentuar fakti se disa ditë më përpara sasia e eksplozivit është vënë edhe një herë tjetër, por ka pasur një defekt dhe, në këto kushte, Gert Bushati ka shkuar e ka marrë dhe e ka rivendosur sërish herën e dytë më 27 dhjetor. Pas dy ditësh, eksplozivi shpërtheu duke vrarë shtetasin Hysni Ymeri. Ndërkohë, 3 të arrestuarit e tjerë kanë mohuar çdo lloj akuze dhe nuk kanë folur në sallën e gjyqit. Viktima, Hysni Ymeri, nuk kishte probleme me ligjin, por vëllai i tij, vite më parë, në vitin 1995, është akuzuar për një vrasje të shtetasit Shefqet Çekorja. Ndërkohë, në vitin 2017, një kushëri i tij, shtetasi Dritan Ymeri, është i dyshuar si autor i vrasjes së mjekut Ilir Aliaj, por u arratis jashtë Shqipërisë pas ngjarjes. Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar këto dy pista, por edhe çdo pistë tjetër të mundshme, sepse është ende e paqartë nëse vrasja e Hysni Ymerit lidhet me dy ngjarjet e sipërpërmendura apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06